Sheikh Mohamed bin Zayed al-Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka dalë hapur për herë të parë lidhur me vizitën sekrete që kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zhvilloi në Abu Dhabi.
Të lidhura
None found
Lajmi u bë publik nga agjencia shtetërore e lajmeve e Emirateve, duke shënuar kështu konfirmimin e parë zyrtar nga Abu Dhabi për këtë udhëtim.
Sipas agjencisë, gjatë takimit të dy udhëheqësit folën për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe rrugët për t’i zgjeruar e përparuar ato më tej, duke u përputhur kështu me njoftimet e medieve izraelite që kishin raportuar më parë për këtë ngjarje.
Në një zhvillim paraal, në Izrael, Shërbimi i Sigurisë së Përgjithshme Shin Bet ka ngritur një denoncim penal kundër Channel 12, pasi ky kanal transmetoi lajmin e vizitës së Netanyahut të dielën pa paralajmërim paraprak.
Zyra e kryeministrit izraelite njoftoi se Shin Bet paraqiti një ankesë zyrtare pranë censurës ushtarake, duke kërkuar ndjekje penale të Channel 12 për shkelje të rënda të rregullave të censurës ushtarake.
Të dielën, Channel 12 dhe media të tjera izraelite u bënë thirrje për vizitën e papritur të Netanyahut në kryeqytetin e Emirateve. Në ditët paraprake, gazeta Haaretz kishte publikuar se Emiratet e Bashkuara Arabe e kishin informuar Netanyahun pak para sulmeve të 7 tetorit 2023 se Hamasi po përgatitej të kryente një operacion kundër Izraelit, por që ai nuk e kishte transmetuar këtë informacion te Shërbimi i Sigurimit.
Kryeministri izraelit e mohoi të kishte marrë ndonjë paralajmërim të tillë. Media izraelite raportojnë se qëllimi i këtij udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe ishte që Netanyahu t’i kërkonte Sheikh Mohammed bin Zayed që të mohonte se e kishte paralajmëruar në vitin 2023.
Publikimi i kësaj vizite “rrezikoi jetën e kryeministrit, të bashkëshortes së tij dhe anëtarëve të delegacionit, duke përfshirë edhe drejtorin e Mossadit”, bëri të ditur zyra e kryeministrit, pasi ngjarja ndodhi ndërkohë që avioni i kryeministrit ndodhej jashtë hapësirës ajrore izraelite.
