Për pak sa nuk u kthye në tragjedi, në Brazil shembet tribuna

Një stuhi e fortë goditi qytetin e Imperatriz gjatë ndeshjes së Serie D mes Imperatriz dhe Julho Esporte, raporton Corriere dello Sport.

E shtuna ishte gati të kthehej në një tragjedi të vërtetë, por për fat të mirë, stuhia shkaktoi shembjen e një tribune të stadiumit Frei Epifanio.

Mungesa e spektatorëve në tribuna dhe shpejtësia e stolit të mysafirëve, të cilët u larguan menjëherë, shmangën dramën.

Gilmar Bahia, mbrojtësi i 4 i Julho Esporte, tregoi se si ndihej kur pa shembjen: “Unë kërceva, ktheva shpinën. Të gjithë shpëtuan të padëmtuar, por kishte dëshpërim”.

Ndërkoha ndeshj u ndërpre në minutën e 75′. /albeu.com/


Shtuar 30.08.2021 22:44