Mister rrethanat e vdekjes, gjendet një kufomë në Shijak

Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e sotme në Shijak, por ende nuk bëhet me dije vendi i saktë.

Nuk dihet nëse trupi i përket gjinisë mashkullore, apo identiteti i të vdekurit.

Policia nuk ka dhënë një njoftim zyrtar për ngjarjen, ndërkohë që mësohet se trupi është dërguar në morg.

Trupi i pajetë do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një vrasja apo vdekje aksidentale.


Shtuar 30.08.2021 22:49