Legjenda e futbollit anglez, Rio Ferdinand assesi ta pranoj penalltinë e akorduar në ndeshjen Francë – Portugali.
Në fund të pjesës së parë, afër zonës së 16-metërshit u faulua Kylian Mbappe, kurse gjyqtari befasisht bëri shenj te pika e bardhë e penalltisë.
Për këtë ka reaguar edhe ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Rio Ferdinand.
“Ky është vendim i tmerrshëm. Unë kam qenë kritik ndaj Semedos, por kjo nuk ishte penallti”, ka thënë Ferdinand
Kujtojmë që këtë penallti të akorduar në gol e shndërroi sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema