Gjendja e Pele është duke u përmirësuar. I shtruar në spital që prej 29 nëntorit për të trajtuar një infeksion respirator të rënduar nga Covid-19 . Kjo u komunikua nga mjekët e spitalit “Albert Einstein” në Sao Paulo, në raportin e 12 dhjetorit. Mjekët bëjnë me dije se “O Rey është i ndërgjegjshëm dhe ka shenja të qëndrueshme jetësore”.
“Edhe pse ende pa një parashikim të daljes nga spitali, pacienti vazhdon të tregojë një përmirësim të gjendjes së tij klinike, veçanërisht në lidhje me infeksionin respirator. Ai mbetet në një dhomë të përbashkët, i vetëdijshëm dhe me shenja vitale të qëndrueshme”,- thuhet në raportin e spitalit brazilian.
Legjenda e futbollit brazilian dhe tre herë kampioni i botës me “seleçaot”, tashmë 82 vjeç, është trajtuar prej disa kohësh edhe nga kanceri i zorrës së trashë, për të cilin u operua në shtator të vitit 2021 dhe më pas filloi një trajtim kimioterapie./h.ll/albeu.com