Pedri: Lewandowski një makineri golash. Dembele? Pak janë si ai

Janë të shumta temat që Pedri, mesfushori i Barcelonës, ka trajtuar në intervistën e tij për “Sport”, duke përfshirë atë që ka të bëjë me disa veteranë të ekipit.

“Ata janë profesionistë, na ndihmojnë ne të rinjve në jetën e përditshme, na japin këshilla për atë që kanë përjetuar vetë. Ata kontribojnë shumë për të ndihmuar skuadrën.

Lewandowski? Ai është i çmendur, ai shënon shumë gola, asiston, një makineri brenda kuadratit. Është spektakolare të punosh me të, ai ndihmon lojtarët e rinj, ata që kanë ardhur tani ose kanë qenë për një periudhë.

Dembele? Ai gjithmonë të befason. Në fushë me top ai mund të bëjë gjithçka, është çmenduri, shumë pak në botë dinë të bëjnë ato që Ousmane di të bëjë. Ai gjithmonë i sjellë lumturi grupit. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne për shumë vite”, u shpreh mesfushori spanjoll./h.ll/albeu.com


Shtuar 21.09.2022 15:54