Pas titullit me kryeqytetasit, Andi Hadroj largohet nga klubi ukrainas në nisje të sezonit

Mbrojtësi i Kombëtares, Andi Hadroj, ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se nuk do të jetë më pjesë e Polissya-s, klub që garon në Premier League-n ukrainase.

Aventura e 27-vjeçarit me këtë skuadër ka zgjatur vetëm një sezon e gjysmë. Në mesazhin e publikuar, Hadroj shprehet se periudha e kaluar te FC Polissya i ka dhuruar përvoja të shumta, të cilat do t’i ruajë gjithmonë në kujtesë.

Të lidhura

None found

Futbollisti ka falënderuar të gjithë anëtarët e klubit për mbështetjen gjatë këtij rrugëtimi, duke veçuar z. Butkevych për besimin, përkrahjen dhe respektin e treguar ndaj tij.

Në përfundim të mesazhit, ai i ka uruar suksese të mëtejshme klubit, lojtarëve, stafit dhe presidentit, si dhe gjithë të mirat në të ardhmen, duke e mbyllur me falënderimin për gjithçka.

Hadroj ka lënë gjurmë në futbollin shqiptar gjatë periudhës së tij te Partizani, me të cilin fitoi titullin e edicionit 2022-2023. Mbrojtësi është gjithashtu pjesë e Kombëtares.


Shtuar 25.08.2026 19:16

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom