Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të martën se minat në ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit janë larguar ose neutralizuar tërësisht. Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi Iranin se vendosja e minave të reja do të sillte reagim të menjëhershëm ushtarak.
Të lidhura
None found
Përmes një mesazhi të publikuar në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se Marina Amerikane e kishte informuar për përfundimin e operacionit të çminimit në këtë ngushticë.
“Të gjitha minat janë hequr dhe/ose neutralizuar nga ujërat ndërkombëtare të Ngushticës së Hormuzit”, shkroi presidenti amerikan.
Sipas Trump, Teherani është vënë në dijeni se çdo anije apo mjet lundrues që do të përpiqet të vendosë mina të tjera do të shkatërrohet.
“Irani është informuar se çdo anije ose mjet lundrues që vendos mina të reja do të shkatërrohet menjëherë dhe sistematikisht”, deklaroi ai.
Presidenti amerikan tha se përballë çdo tentative të re për minimin e ngushticës është aplikuar një “politikë zero tolerance”.
Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara po shfrytëzojnë aftësitë e Forcës Hapësinore Amerikane për të mbajtur nën vëzhgim të pandërprerë zonën.
“Përmes Forcës Hapësinore, ne monitorojmë çdo centimetër katror të Ngushticës”, u shpreh ai në postimin e tij.
Monitorimin e Ngushticës së Hormuzit, Trump e përmendi edhe në lidhje me zonën e Malit Pickaxe dhe tre objektet e tjera bërthamore, të cilat sipas tij janë shkatërruar.
