Pas suksesit me Barcelonën, Reali me Hazard të rikthyer nis përgatitjet për ndeshjen me Liverpoolin

Real Madridi ka vazhduar stërvitjet para ndeshjes ndaj Liverpoolit.

“Los Blancos” triumfuan në “El Clasico” ndaj Barcelonës në kuadër të xhiros së 31-të të La Ligas.

Hazard mungoi në “El Clasico”, por si duket ai do të jetë i gatshëm për Liverpoolin. Fantazisti belg është parë në stërvitjen e sotme dhe në formë të mirë.

Reali ka bërë të ditur përmes rrjetit të tyre social, Twitter, se kanë filluar përgatitjet për ndeshjen ndaj Liverpoolit.


Shtuar 11.04.2021 12:51