Pas Juventusit, bastisen edhe zyrat e Interit

Kampionët aktualë të Serie A, Interi, është ekipi i fundit që i bastisen zyrat nga autoritet italiane, si pjesë e hetimit për kontabilitetin e rremë.

Autoritetet kishin bastisur zyrat e Juventusit muajin e kaluar për të mbledhur informacion mbi transferimet e lojtarëve dhe marrëveshjet e agjentëve midis 2019 dhe këtij viti.

Interi tha se dokumentet e kërkuara prej tyre kishin të bënin me shitjen e lojtarëve në sezonet 2017-18 dhe 2018-19.

“Kërkesa është bërë nga Zyra e Prokurorit Publik të Milanos për të verifikuar që fitimet përkatëse kapitale janë regjistruar në mënyrë korrekte në llogari”, tha Inter në një deklaratë. “Pasqyrat financiare të klubit janë hartuar në përputhje me parimet më rigoroze të kontabilitetit. .

“Asnjë punonjës i Interit nuk po hetohet”, shtoi klubi. “Nuk ka asnjë akuzë. Siç thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike, këto janë hetime paraprake”, është thënë ndër të tjerash në komunikatën e klubit zikaltër.

 


Shtuar 22.12.2021 11:38