Pas Dybala, Roma insiston për Wijnaldum

Pas Paulo Dybala, Roma po mendon edhe për një përforcim në mesfushë.

Klubi Giallorossi i ka dhënë përparësi holandezit Georginio Wijnaldum të PSG-së edhe pse operacioni financiar është mjaft kompleks.

31-vjeçari Wijnaldum (nën kontratë deri në vitin 2024) është ndoshta zhgënjimi më i madh i merkatos së verës së Parisit 2021, në 38 ndeshje ai nuk është shfaqur kurrë në gjendje t’i shtojë vlerën skuadrës.

I futur në listën e titullarëve nga dyshja Campos-Galtier, holandezi është subjekt i një miqësie nga Roma.

Aktualisht, marrëveshja nuk është e lehtë duke pasur parasysh pagën shumë të lartë të Wijnaldum, i cili gjithashtu shprehu dëshirën për të shkuar në Romë./albeu.com


Shtuar 21.07.2022 21:08