Giovani Colella është trajneri i ri i Partizanit.
Italiani, i cili ka drejtuar më parë edhe Apoloninë, u zyrtarizua ditën e sotme dhe merr vendin e Dritan Mehmetit.
“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Giovanni Colella. 55-vjeçari italian, i cili do të drejtoj skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini.
Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, njofton klubi i kuq./ h.ll/albeu.com