Partizani realizon objektivin “Europë”, Kukësi e Vllaznia “betejë” deri në fund

2 nga 5 ndeshjet e parafundit të sezonit 2021-2022 të Kategorisë Superiore thjesht sa për statistikë, 3 të tjerat nuk ndryshuan asgjë në klasifikim duke regjistruar rezultatet e pritshme.

Futbolli elitar shqiptar po shkon drejt fundit i shtyrë nga rutina e rezuzultateve që në pjesën më të madhe të rasteve janë lehtësisht të parashikueshme.

Partizani realizon objektivin “Europë”, Kukësi e Vllaznia

Kështu, Vllaznia, Partizani dhe Kukësi regjistruan fitore respektivisht kundër Egnatias, 3-1, Kastriotit 4-0 dhe Skënderbeut 1-0 për të ruajtur “status quo”-në me të kuqtë në vendin e tretë dhe tashmë kanë në xhep edhe sigurinë e pjesëmarrjes në kupat e Europës sezonin e ardhshëm, duke lënë të vetëm në lojën dyshe Kukësin e vendit të katërt që momentaisht është pjesë e Europës dhe Vllazninë ndjekëse të vendit të pestë.

Partizani realizon objektivin “Europë”, Kukësi e Vllaznia

Në klasifikimi nuk ndryshon as në javën e fundit, atëherë Vllaznia e ka në dorë vetë çështjen  e kualifikimit kontinental që mund ta sigurojë në rast suksesi në finalen e Kupës së Shqipërisë në 31 maj kundër Laçit.

Partizani realizon objektivin “Europë”, Kukësi e Vllaznia

Në dy ndeshjet e tjera Dinamo triumfoi 2-1 në derbin me Tiranën. Ndeshje thjesht sa të statistika në kryeqytet ku nëndetësja është parkuar përfundimisht në të Parën ndërsa bardheblutë kanë fitar titullin e 26-të.

Partizani realizon objektivin “Europë”, Kukësi e Vllaznia

Pa objektiva edhe Teuta që kaloi 2-1 Laçin në “Niko Dovana” duke mos shpenzuar energji në këtë fund-rrugëtimi sfilitës për të dyja skuadrat që nuk kanë më çfarë t’i marrin sezonit.


Shtuar 21.05.2022 19:10