Skuadra e Partizanit regjistroi një fitore 2-0 në ndeshjen miqësore kundër Bylisit. Takimi u zhvillua dje në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, pa praninë e publikut në tribuna.
Të besuarit e trajnerit Florin Bratu e siguruan triumfin pa hasur pengesa të mëdha, pavarësisht se në formacion u panë shumë lëvizje. Rrjetën e tundën Kazeem, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 49-të, dhe Bintsouka që dyfishoi shifrat në të 65-ën. Demat e kuq shënuan dhe golin e tretë, por asistenti e anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.
Të lidhura
None found
Në serinë e testeve përgatitore, Partizani po shfaq një ecuri tejet bindëse. Humbja e vetme mbetet ajo në përballjen hapëse përballë Besës, ndërsa katër duelet e tjera janë mbyllur të gjitha në avantazh të kuqve.
