Edhe pse zyrtarisht drejtuesit e skuadrës franceze pretendojnë se ylli francez dhe trajneri kanë dashur të shmangin pyetjen “jo sportive”, në sfond qëndrimi i saj është i ndryshëm.
Përshtypje negative ka shkaktuar reagimi i Kylian Mbappe dhe Christophe Gaultier, ndaj një pyetjeje që kanë marrë për udhëtimet e Paris Saint-Germain, me rastin e krizës energjetike.
None found
Në veçanti, ylli francez dhe trajneri i skuadrës u pyetën përpara ndeshjes së sotme kundër Juventusit në hapjen e Ligës së Kampionëve, nëse do të preferohej të përdornin mjete të tilla si treni për udhëtimin e tyre, në vend që klubi të merrte me qira një avion, shkruan albeu.com.
Pyetja u ka bërë përshtypje te dyve, të cilët pasi janë parë me njëri-tjetrin kanë shpërthyer në të qeshura.
Zyrtarisht, administrata e Paris Saint-Germain mbështet kryesisht Gaultierin me eksperiencë, duke thënë se me këtë reagim specifik ka dashur të shmangë komentimin për një çështje kaq serioze që është jashtë rrymës konkurruese.
Megjithatë, ajo që del nga mediat franceze është se drejtuesit e klubit janë mërzitur veçanërisht nga mënyra se si kanë reaguar Mbappe dhe Gaultier, pak orë pas deklaratës së Emmanuel Macron që u kërkon francezëve të kufizojnë konsumin e ngrohjes këtë dimër. /albeu.com/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me…
Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë po shfrytëzohet nga Serbia si pjesë e…
Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e…
Një bari po dyshohet se ua ndërpreu vizitën në Kosovë një grupi turistësh të huaj. Sipas denoncimit të turistëve, bariu…
Edhe sonte po protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. Është kjo dita e gjashtë…
Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika drejtuar kryeministrit…