sport

Fjalët e para si trajneri i PSG-së, Galtier: Jam i prekur dhe krenar. I lumtur që Mbappe qëndroi

Christophe Galtier është trajneri i ri i PSG-së. Tekniku u prezantua menjëherë në konferencën për shtyp pak minuta pasi Pochettino u deklarua se nuk është më trajneri i klubit francez.

“Jam i prekur dhe krenar. Arrita në Parc des Princes 45 minuta më poarë dhe pashë frazën “Ici c’est Paris”, një frazë që mban shumë pritshmëri. Jam i përgatitur. Nëse e kam pranuar këtë përgjegjësi, do të thotë se jam i aftë për këtë. Vetëm është shumë e vështirë, së bashku jemi më të fortë. Prania e Luis Campos ishte një faktor përcaktues.”

Të lidhura

None found

Dhomat e zhveshjes janë plot me kampionë

“Janë lojtarë që duan gjithmonë të fitojnë, por tashmë kam punuar në ambiente ku kishte shumë ego. Gjëja e parë që duhet të bëj është të flas me ta, por do të më duhet edhe të imponohem. Qëllimi është të kemi një projekt të përbashkët pa asnjë kompromis.

Nuk i kam takuar ende lojtarët, do të përshtatem me skuadrën. Tashmë kam një ide nga ajo që dua të shoh. Dua një lojë sulmuese, do të më duhet t’i vendos lojtarët e mi në pozicionin më të mirë të mundshëm. është folur shumë për një mbrojtje me tre lojtarë dhe unë jam i orientuar ta përdor këtë.

Mbappe? Si trajner francez, isha shumë i lumtur që Kylian mbeti këtu. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Unë e di se çfarë pret nga ekipi. Ne i dimë pikat e tij të forta. Nëse të gjithë janë në shërbim të kolektivit, PSG do të ketë një sezon të mrekullueshëm, shpresoj të jetë vendimtar si sezonin e kaluar.

Portierët? Do të takoj portierët së shpejti. Në parim dua të emëroj një numër 1 dhe një numër 2. Por kjonuk do të thote se numri 2 nuk mund të bëhet numri 1.”

Neymar? Cili trajner nuk do të donte të kishte Neymar në skuadër? Ai është një lojtar i klasit botëror. Po, duhet ekuilibër, por unë kam shumë ide të qarta se si dua ta përdor atë. Shpresoj që ai të qëndrojë me ne, unë e dua në ekip”, këto kanë qenë fjalët e teknikut francez pas pyetjeve të gazetarëve./ h.ll/albeu.com

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

4 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

4 hours ago