Categories: kosovë

Prokuroria e Pejës hap hetime pasi një bari akuzohet se frikësoi turistë të huaj në Bjeshkët e Nemuna

Një incident i raportuar së fundmi ka vënë në pikëpyetje sigurinë e vizitorëve në Bjeshkët e Nemuna, ku një bari dyshohet të ketë kërcënuar ashpër një grup sgitëtarësh ndërkombëtarë, duke i detyruar ata të ndërpresin udhëtimin e tyre.

Ngjarja, e cila ndodhi gjashtë ditë më parë, u bë publike përmes denoncimit të vetë turistëve që po eksploronin këtë zonë malore. Sipas tyre, një bari vendës nuk i lejoi të vazhdonin rrugën.

Të lidhura

None found

Në kushte anonimiteti, udhëheqësi i grupit të turistëve tregoi versionin e tyre të historisë. Ai shipjegoi se konflikti nisi pas një bisede fillimisht të zakonshme me bariun.

“Pasi e takova dhe e përshëndeta, ai më pyeti se ku po shkoja. I thashë se po shkonim te Liqeni i Lubojës e më pas te Gacaferi. Ai reagoi duke më thënë të mos i lëvizja delet nga shitregu, por të kaloja anash tyre, dhe une pranova,” rrëfeu përfaqësuesi i turistëve.

Sipas tij, fatmirësisht situata nuk degjeneroi në dhunë fizike. Megjithatë, përvoja i tronditi thellë vizitorët e huaj.

Udhëheqësi shtoi detaje mbi mënyrën si u përshkallëzua ngjarja: “Delet ishin pikërisht nëpër shteg dhe ishte e pamundur t’i anashkaloja pa iu afruar, sepse toka ishte e rrëshiqitshme dhe shumë e pjerrt. Për mua, përparësi ishte të mos rrezikoja turistët. Sapo delet filuan të lëviznin sepse po afroheshim, bariu u khye me vrap dhe na sulmoi me fjalë shumë të rënda, duke na urdhëruar të ktheheshim mbrapa.”

Kjo sjellje e ka zemëruar dhe shqetësuar Albanik Gacaferin, pronarin e bujtinës që priste këtë gru turistësh. Ai i kërkoi falje menjëherë grupit për atë që ndodhi.

“U kërkova ndjesë dhe i sigurova se duhet të ndihen të sigurt, sepse incidente të tilla nuk kanë ndodhur asnjëherë më parë në malet tona. Kjo është tejet e dëmëshme për imazhin e turizmit tonë dhe për ne që punojmë në këto anë. Si shtet, siguria duhet të jetë prioriteti kryesor për zhvillimin e turizmit; veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme për shoqërinë tonë,” deklaroi Gacaferi. Ai theksoi se deri tani ka patur gjithmonë një bashkëpunim të shkëlqyer me vizitorë nga e gjithë bota.

Në përgjigje të kësaj ngjarjeje, Prokuroria Themelore e Pejës ka vënë në lëvizje mekanizmat ligiorë. Prokurori i Shtetit ka udhëzuar Policinë e Kosovës që të nisë menjëherë hetimet, duke filluar me identifikimin dhe marrjen në pyetje të dëshmitarëve, për të arritur më pas tek identifikimi i personit të dyshuar dhe ndërmarrja e hapave të nevojshëm ligjorë ndaj tij.

Bjeshkët e Junikut, pjesë e masivit të Bjeshkëve të Nemuna, njihen gjerësisht si një ndër pikat më tërheqëse për entuziastët e turizmit malor në Kosovë.

të fundit

Rrustemi responds to Çitaku’s offer: The Special Court issue should not be politically conditioned

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka reaguar ndaj deklaratës së sekretares së Përgjithshme të PDK-së, Vlora Çitaku, lidhur me…

2 minutes ago

Special Court verdict in service of Belgrade’s campaign against Kosovo

Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tashmë po shfrytëzohet nga Serbia si pjesë e…

2 minutes ago

Haxhiu calls for institutional coordination following Special Court ruling

Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e…

2 minutes ago

Protesta e gjashtë në Prishtinë kundër Speciales: “Jo në emrin tim” dhe “Unë të dua, ti e din

Edhe sonte po protestohet në Prishtinë kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të UÇK-së. Është kjo dita e gjashtë…

4 minutes ago

Speeches end outside the Prime Minister’s Office, protesters march toward central Tirana: “Arrest Rama!

Protestuesit e shumtë të mbledhur para Kryeministrisë kanë përfunduar fjalimet e tyre të mbushura me revoltë e kritika drejtuar kryeministrit…

5 minutes ago

Arjanit Fazlija rrëfen rrugën e tij te Prishtina: Golat, ftesa e U21 dhe synimi për Kombëtaren A

Arjanit Fazlija ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te FC Prishtina, pasi gjatë kësaj vere iu…

5 minutes ago