Aktgjykimi dënues i 16 shtatorit në Hagë ndaj drejtuesve të UÇK-së ka vijuar të kundërshtohet në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të gjashtën ditë radhazi në sheshin “Skënderbeu”.
None found
Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 vjet burg, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet burg. Në total, dënimet arrijnë në 81 vjet burg, duke shkaktuar pakënaqësi të madhe në Kosovë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët.
Mijëra protestues kanë marrë pjesë edhe sonte në tubim, duke shprehur qëndrimet e tyre kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Protesta po zhvillohet në shenjë përkrahjeje për katër ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Gjatë tubimit është rikthyer edhe një shprehje e përdorur dikur nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Në një pankartë ishte shkruar: “Unë të dua, ti e din”.
Gjashtë vende mbështetën Lionel Messin në krye të votimit për Topin e Artë 2026, të fituar nga Harry Kane, pasi…
Profesori dhe analisti politik, Sadri Ramabaja, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe debatet politike që pasuan këtë…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski ka takuar sot të dërguarin e sapoemëruar special të…
Fundi i jetës së një gruaje, për familjet e tyre shënon fillimin e një jete të ndryshuar përgjithmonë. Milihate Cokli,…
Raundi i dytë i zgjedhjeve të parakohshme për kryetar komune në Bërvenicë do të mbahet nesër, më 1 nëntor, dhe…