“Paris 2024”/ Sa kushton një biletë për të asistuar në ceremoninë më unike në historinë e Lojrave Olimpike

Për herë të parë në historinë e Lojrave Olimpike ceremonia e hapjes do të mbahet kryesisht në ujë. Lumi i Senës do të shërbejë për organizatorët si një mënyrë për të ekspozuar mbi 7000 atletët, të cilët do të garojnë në “Paris 2024”.

Në korrik të 2019 këtë ide e dha Thierry Reboul, i cili njihet si “Mr. Ceremonies”. Ky i fundit ia propozoi Tony Estanguet(shefi i Komitetiti Organizator për Paris 2024).

Sa u përket biletave mësohet se çmimet variojnë nga 90 euro në 2.700 euro.


Shtuar 26.07.2024 16:32