Arbër Hoxha pranë transferimit të befasishëm te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe?

Arbër Hoxha duket se është shumë pranë largimit nga Dinamo Zagrebi dhe transferimit te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas mediumit kroat “tportal”, palët kanë arritur marrëveshje për një lëvizje që kap vlerën e 2.5 milionë eurove.

Të lidhura

None found

E ardhmja e sulmuesit shqiptar te klubi kroat është vënë në pikëpyetje vetëm dy ditë pasi ai e nisi nga minuta e parë ndeshjen e Dinamos ndaj H.Beer Sheva në Ligën e Evropës.

Dinamo Zagreb pritet të arkëtojë 2.5 milionë euro nga transferimi, ndërsa do të ruajë edhe 10 për qind të kartonit të lojtarit për shitjen e ardhshme. Në të njëjtën kohë, paga që Hoxha do të përfitojë te skuadra e re mbetet e paqartë, ndonëse raportohet se ajo ka ndikuar ndjeshëm në vendimin për këtë lëvizje.

Klubi nga Zagrebi nuk e ka kundërshtuar largimin e tij, pasi beson se në krahun e majtë ka alternativa të mjaftueshme, mes tyre Mislav Orsic dhe talenti i ri Nsoki.

“Vetëm 30 orë pas ndeshjes së Ligës të Evropës, ai është pajtuar për kalimin te Al Wahda nga Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Sipas raportimit, marrëveshja është pranë përfundimit dhe Dinamo do të marrë 2.5 milionë euro si kompensim. Për më tepër, klubi zagrebas do të përfitojë 10 për qind nga shitja e ardhshme, si dhe disa bonuse të sigurta.

Ndërkohë, Hoxha pritet të grumbullohet me Shqipërinë për Ligën e Kombeve. Lista e kombëtares do të publikohet këtë të shtunë.


sultanbeyli escortparla iptvvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasinofaststarzbetjojobetJojobetMarsbahisholiganbetjojobetjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibombetsatbullbahisbahsegelstarzbetsekabetmarsbahis güncel girişjojobetzbahiscasibomJojobet Giriş