Paredes kërkon të bindë Di Maria për të qëndruar edhe një vit tjetër te Juventus

A mund të bindë Leandro Paredes Di Marian që qëndrojë përsëri te Juventus vitin e ardhshëm?

Një pyetje të cilës mesfushori argjentinas gjatë konferencës së tij prezantuese për shtyp i është përgjigjur pa hezitim.

“Shpresoj që po, pasi kam qenë këtu i kam thënë tashmë dy herë që duhet të qëndrojë te Juventus edhe për të paktën një vit. Kështu që shpresoj të ketë sukses për ta bërë atë të qëndrojë edhe për një sezon tjetër”, është shprehur ish-meshfushori i PSG-së./ h.ll/albeu.com


Shtuar 9.09.2022 15:51