Paratici i jep fund spekullimeve për të ardhmen e Ronaldos

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratrici u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për të ardhmen e yllit portugez Cristiano Ronaldo. Në një intervistë për “Sky Itali” të hënën, Paratrici ka konfirmuar se Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit edhe pas përfundimit të këtij edicioni.

Ditët e fundit është raportuar për një largim të mundshëm të Ronaldos nga Juventusi, ekip me të cilin ka kontratë deri vitin e ardhshëm pas eliminimit në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Të lidhura

None found

“Po flasim për një lojtar që ka shënuar 41 gola në 38 ndeshje në vitin 2020 për Juventusin dhe këtë sezon është golashënuesi më i mirë në Serie A. Ai ka fituar tituj me Juventusin dhe ne jemi të privilegjuar që e kemi në ekip. Kështu që, pa asnjë pikë dyshimi mund të konfirmoj se ai do të jetë pjesë e Juventusit edhe në të ardhmen”, ka thënë Paratrici.

Ronaldo ka shënuar 30 gola në 33 paraqitje këtë sezon për Juventusin në të gjitha garat.


Shtuar 15.03.2021 18:24