Pano Qirko shpëton Partizanin ndaj Teutës: Sakrifica e grupit ishte vendimtare

Partizani e nisi sezonin e ri në Abissnet Superiore me një barazim 0 – 0 ndaj Teutës, ndërsa një prej protagonistëve kryesorë të takimit ishte portieri Pano Qirko. “Gardiani” i skuadrës së kuqe ndali 9 tentativa të bregdetarëve dhe luajti një rol të rëndësishëm në marrjen e 1 pike në këtë përballje të vështirë, veçanërisht pas kartonit të kuq të marrë nga Human.

Të lidhura

None found

Paraqitja e tij u shpërblye me çmimin “Lojtari i Ndeshjes”. Pas përfundimit të sfidës, Qirko foli për mediat dhe shpjegoi se pritjet e tij ishin rezultat i instinktit, refleksit dhe punës së vazhdueshme në stërvitje me Albanin.

“Ndoshta në teori nuk duket ndonjë gjë e jashtëzakonshme, por në ato momente të ndihmojnë instinkti dhe refleksi. Besoj se gjithçka vjen nga puna që kemi bërë gjatë gjithë kësaj kohe. Stërvitjet me Albanin janë shumë të rëndësishme për mua dhe çdo ushtrim, lëvizje apo seancë që zhvilloj me të është një fat i madh”, u shpreh portieri.

Qirko theksoi se vlerësimi kryesor duhet t’i shkojë të gjithë skuadrës, për mënyrën se si reagoi edhe me një lojtar më pak në fushë.

“Sipas meje, lojtari i ndeshjes ishte sakrifica e grupit. Të gjithë djemtë vrapuan, luftuan dhe fituan dyluftimet, edhe pse luajtëm me një lojtar më pak. Pikërisht kjo sakrificë ishte pjesa më e rëndësishme e ekipit tonë.

Nëse vazhdojmë në këtë mënyrë, duke sakrifikuar, duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke marrë gjithmonë diçka pozitive nga ndeshjet, besoj se do të arrijmë shumë”, vijoi ai.

Portieri i Partizanit u ndal edhe te vështirësia e krijuar nga dalja e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit, i cili është çelësi i daljes në sulm.

“Ishte një ndeshje e vështirë edhe sepse humbëm një lojtar që është ndër më të rëndësishmit dhe që shërben si çelës për daljen në sulm. Shpresojmë të mos përballemi më me situata të tilla apo dëmtime dhe të vazhdojmë përpara”.

Qirko pranoi se te Partizani ka pasur ndryshime, duke veçuar intensitetin e punës dhe frymën e grupit.

“Ndryshimet janë të dukshme, sidomos sa i përket intensitetit në stërvitje dhe grupit, që është elementi më i rëndësishëm. Djemtë janë të thjeshtë, vrapojnë, sakrifikojnë dhe shkëmbejnë mendime me njëri-tjetrin.

Mendoj se ky është çelësi i suksesit, bashkë me komunikimin që trajneri ka krijuar me lojtarët. Kjo mund të jetë një nga gjërat pozitive që ai ka sjellë dhe ndoshta edhe rezultatet burojnë prej saj, pasi e ka dëshmuar që në ndeshjet miqësore”, përfundoi Pano Qirko.


matbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibomcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisgrandpashabetCasibomultrabetcasibomcasibom girişromabet girişjojobet girişcasinofast girişcasibomcasibomcasibomcasibomgrandpashabetjojobetbetparibukralbetholiganbetjojobetholiganbetmatbetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabethuhubetholiganbetroketbet girişromabet girişJojobet GirişCasibom Girişjojobetjojobet