Panik për Theo Hernandez, grabitës të armatosur i vjedhin sende me vlerë në sy të gruas dhe djalit

Një tjetër futbollist ka rënë pre e hajdutëve.

Vila e lojtarit të Milanit, Theo Hernandez, ka qenë objektivi i katër personave të maskuar dhe të armatosur, të cilët u ngjitën mbi gardhin e pronës së tij dhe grabitën shtëpinë, duke i marrë disa sende me vlerë dhe një shumë të majme parash.

Të lidhura

None found

Lojtari francez nuk kishte shumë që ishte larguar nga shtëpia, ku grabitësit gjendën brenda pronës vetëm bshkëshorten e tij dhe djalin e vogël gjashtë muajsh, por thuhet se ishin edhe disa punonjës të shtëpisë.

Sipas informacioneve fillestare, grabitësit morën gruan e tij dhe e tërhoqën me forcë duke e detyruar të hapte kasafortën.

Hetimet i janë besuar karabinierëve, të kordinuara nga Prokurori Publik i Busto Arsizio, të cilët kanë mbledhur dëshminë e partneres së tij dhe po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë. Thuhet se plani i grabitësve ka qenë i organizuar mirë, të cilët kanë pritur që Theo të dilte nga shtëpia dhe të gjendeshin brenda vetëm partnerja e tij dhe foshnja./ h.ll/albeu.com

 


Shtuar 19.10.2022 16:05