Skëndërbeu humbi mbrëmjen e sotme në shtëpi. Ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Korçës përfundoi me rezultatin 1 me 0 për Dinamon.
Por, si duket korçarët nuk mbetën të kënaqur nga kjo lojë dhe protestuan kundër vendimeve të gjyqtarit Klodian Shahini.
Tensione të forta u regjistruan në fundin e lojës, ku në tribunën VIP, disa nga tifozët e Skëndërbeut debatuan me presidentin e Dinamos, Adrian Bardhi. Pas disa minutave situata është qetësuar, kjo falë dhe prezencës së uniformave blu.