Rama i kërkoi SPAK arrestimin e Berishës e Metës, ambasadorja Kim ka “dy fjalë” për të

Ambasadorja Amerikanë Yuri Kim është shprehur se drejtësia shqiptare duhet të nis të veprojë njësoj si në Europë.

Kim shtoi se nuk është e arsyeshme që t’i kërkohet drejtësisë që të mbajë krah, deklaratë që dukej se kishte lidhje direkte me akuzat e Ramës ndaj SPAK.

“Jam e qartë që flas troç, më lejoni të jem e qartë dhe pak jo diplomatike, çfarë është drejtësia, si duket Shqipëria kur reforma të jetë zbatuar. Ne do ta dimë që Reforma ka qenë ssukseshme, por mos quhet më e zakonshme, për këtë kemi vetingun dhe funksionet e tij, por të jetë e sukseshme që të jetë e përshtatshme që drejtuesit politik në pushtet ose jo që të thonë drejtësia futi anën time në burg. Këto nuk janë standardet e drejtësisë. Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE, kjo është ajo qe njerëzit presin”, është shprehur Kim./albeu.com/