Oriola dhe Eros Grezda i japin sërish fund lidhjes, futbollisti thumbon modelen (FOTO LAJM)

Rrjetet sociale në ditët e sotme janë një ndër rrugët më tw thjeshta dhe produktive për personazhet publik për të ngritur emrin e tyre dhe për të mbledhur fansat. Por patjetër që është edhe një minus për jetën e tyre private, pasi me ose pa dëshirën e tyre zbulojnë shumë për to.

Së fundmi vihet re se Oriola Marashi dhe Eros Grezda kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami dhe duket se gjërat nuk po ecin mirë për çiftin, pasi nuk ka shumë kohë që ishin rikthyer pas një ndarje të mëparshme kur arsyeja e ndarjes u tha se ishin distanca dhe keqkuptimet për shkak të largësisë, duke qenë se Oriola nuk dëshironte t’i jepte fund karrierës si modele.

Futbollisti pak minuta më parë ka publikuar një InstaStory që më shumë duket si një thumb për modelen.

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”, është fjala e urtë popullore në shqip që Eros Grezda e ka shpërndarë në anglisht./albeu.com/


Shtuar 12.08.2021 09:03