Orë vendimtare për Marash Kumbullën, priten vizitat mjekësore te skuadra e Nedim Bajramit

Marash Kumbulla ka përfunduar në qendër të merkatos, pasi për të ka interes nga disa ekipe në Serie A. Largimi nga Roma është afër, pasi mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është në planet e Daniele De Rossit dhe në këto kushte lojtari kërkon minuta.

Në fakt Kumbulla rikthehet në fushë pas 10 muajsh për shkak të një dëmtimi dhe tashmë është në kërkim të minutave për të fituar formën më të mirë të tij dhe për të qenë gati për Euro 2024. Në këto kushte ai po kërkon një skuadër të re.

Sassuolo është skuadra më e mundshme për të siguruar shërbimet e mbrojtësit në këto orë të merkatos, teksa mund ta marrë në formë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit në fund të sezonit. Sipas mediave italiene bëhet me dihe se sot është një ditë ven dimtaare për të ardhmen e Kumbullës, i cili pritet t’iu nënshtrohet vizitave mjekësore,

Në garë për 23-vjeçarin janë edhe Udinese, Genoa, Torino, Verona, Empoli, por edhe AC Milan që do të tentojë nëse nuk arrihet Merih Demiral. /newsport.al/


Shtuar 1.02.2024 09:02