Videoja virale e Eduartit/ Produksioni udhëzon Arbër Hajdarin përmes orës inteligjente? (VIDEO)

Në rrjetet sociale, është shpërndarë së fundmi një video e vjetër e ish-regjisorit të spektaklit televiziv “Big Brother Vip Albania”, Eduart Grishaj, e cila po shkakton debat të gjerë.

Video e cila është regjistruar vitin e kaluar në emisionin “Fan Club” të vitit të kaluar, ka ngjallur interes të ri-dëgjuar pas komenteve të opinionistit Arbër Hajdari, në edicionin e tretë të “Big Brother VIP Albania”.

Grishaj në këtë intervistë, i pyetur nëse ishte e vërtetë që Arbri përdor kufje dhe merr instruksione nga regjia gjatë emisionit.

Ndërsa Eduart Grishaj e mohoi ekzistencën e kufjeve, ai zbuloi se Arbri përdor një orë inteligjente nga e cila, sipas tij, regjia i dërgon informata dhe udhëzime.

Ky detaj është bërë viral në TikTok dhe X (ish-Twitter), ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale kanë nisur të diskutojnë për ndikimin që ky fakt, mund të ketë në opinionet dhe qëndrimet e Arbrit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.