Një gabim i çuditshëm nga portieri Andre Onana bëri që Kameruni të shkonte në disavantazh 2-0 kundër Burkina Fasos në ndeshjen ‘play-off’ për vendin e tretë në Kupën e Kombeve të Afrikës të shtunën mbrëma.
Mikpritësit e turneut pranuar golin e parë pas vetëm 24 minutash kur Steeve Yago shënoi për 1-0 nga afërsia.
Por, sfida me të cilën përballej skuadra e Antonio Conceicao u bë edhe më e vështirë pak para mbylljes së pjesës së parë kur Onana devijoi topin në rrjetën e tij.
Issa Kabore, i cili asistoi në golin e parë, arriti të depërtonte në zonë përpara se ta harkonte topin.
Onana doli nga linja e tij dhe u përpoq të bllokonte krosin në shtyllën e përparme, por ai topi nuk u perceptua mirë dhe përfundoi në rrjetë.
Goli u kontrollua nga VAR-i pasi u duk se topi mund të kishte dalë jashtë loje përpara se Kabore ta dërgonte drejt portës, por u konfirmua si i rregullt.
Megjithatë, ky gol si duket i ndihmoi Kamerunit të kthehet në lojë, pasi në pjesën e dytë shënuan tri gola, kundrejt vetëm një të Burkina Fasos dhe në fund fituan me penallti.