Ofertë tunduese për Manajn nga Izraeli, shqiptari drejt largimit nga Barcelona

Rey Manaj ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij tek Barcelona në ndeshjet parasezonale.

 

Shqiptari në dy paraqitjet e tij për ekipin e parë të Barcelonës ka shënuar katër gola dhe ka shkëqyer nën urdhërat e trajnerit, Ronald Koeman.

Ai bëri paraqitje të mira me ekipin e parë në miqësoret e organizuara si parapërgatitje për sezonin e ardhshëm.

Mirëpo, sipas Sport.es Maccabi Tel Aviv ka dërguar një ofertë të mirë për Manaj, ku Barcelona mund ta pranojë edhe pse “Blaugranët” janë të kënaqur me paraqitjet e tij të fundit.

Izraelitët kanë bërë një ofertë prej 1.5 milionë eurosh për 50% të kartonit të Manaj dhe ata mund edhe ta rrisin atë në rast se nuk pranohet nga Barcelona, mirëpo Manaj ka ngjallë interes edhe nga klube tjera.

Cadiz CF në Spanjë po interesohet për shërbimet e tij, por edhe Sassuolo në Itali.

Negociatat me Maccabi Tel Avivin kanë filluar tashmë dhe e ardhmja e shqiptarit mund të jetë në Izrael.


Shtuar 4.08.2021 18:13