Ofertë rinovimi për Koulibaly për të larguar Barçën, Juve ka gati 60 milion euro

Napoli heziton të shesë Kalidou Koulibaly.

Qendërmbrojtësi ka propozime të shumta për t’u larguar nga Maradona Stadium, por bordi italian po përpiqet ta mbajë kontratën e tij të blinduar.

Në orët e fundit, presidenti Di Laurentiis do të kishte vënë në tryezë një ofertë të re rinovimi që mbrojtësi tashmë do të studionte. Barça është një nga klubet e interesuara për të.

Cristiano Giuntoli, drejtori sportiv napolitan, ka shpjeguar se i ofrojnë atij një pagë prej gjashtë milionë euro neto në sezon.

Giuntoli e ka bërë të qartë se “nuk kemi nevojë t’i themi Koulibaly se nuk do ta shesim te Juventusi, pasi e konsiderojmë të paprekshëm dhe të patransferueshëm”.

Përveç Barçës, Chelsea dhe Juventus janë klubet e mëdha në Evropë të interesuara për qendërmbrojtësin. Në Itali spekulojnë se klubi torinez ka bërë tashmë ofertën e parë prej 60 milionë eurosh. /albeu.com/


Shtuar 10.07.2022 19:00