Pasi zbarkoi në Romë pas udhëtimit në Angli për të parë nga afër Çmimin e Madh të Britanisë në garën e Silverstone në Formula 1, Paulo Dybala është shfaqur i qartë për të ardhmen.
I pyetur nga mediet italiane, argjentinasi qartësoi se e ka marrë vendimin dhe se mes transferimit te Chelsea dhe qëndrimit te Roma zgjedh “verdhekuqtë”.
“Dua të qëndroj në kryeqytet (referuar këtu Romës), do të filloj stërvitjen që nesër”-tha Dybala, duke qetësuar tifozët e Romës dhe duke u dhënë një përgjigje përfundimtare “Bluve” të Londrës. /Supersport