Cassano për Dybala: Klubet më të mira nuk e donin as për pankinë, Paulo nuk është një fenomen

Ish-sulmuesi i Romës, Antonio Cassano nuk e konsideron Dybala si një futbollist të lartë.

“Nëse je një lojtar i fortë dhe je 29 vjeç, Juventusi nuk do të të nxjerrë jashtë skuadrës. 4-5 klubet më të forta nuk e konsideruan as për të forcuar pankinën. Interi e kontaktoi atë, më pas nënshkroi Lukakun dhe i tha Dybala “Shko në shtëpi”. Me gjithë respektin, ai u transferua te Roma.

E kam thënë që në ditët e paraqitjeve të tij për Palermon që nuk është fenomen. Pse asnjë skuadër e lartë nuk e donte atë, të paktën Arsenali apo Manchester United? Interi nuk u interesua kurrë për të.

Dybala përfundimisht u transferua në një ekip, i cili u rendit i gjashti dhe nuk do të fitojë aspak para astronomike, “tha Cassano në Bobo TV. /albeu.com/


Shtuar 20.08.2022 22:56