Oferta për Kumbullën: Torino në avantazh, edhe Fiorentina në garë

E ardhmja e Marash Kumbullës është ende e pasigurt.

Arriti te Roma tetëmbëdhjetë muaj më parë për 25 milionë, por tani mbrojtësi shqiptar nuk po gjen hapësira te Roma.

Në këtë sezon ai ka luftuar për të konfirmuar veten, por gjithsesi në Trigoria kanë mbërritur disa oferta.

Siç raporton Il Romanista, përveç Torinos së Juriçit, trajnerit që e spitakti te Verona, janë edhe Fiorentina, Cagliari dhe Napoli, me Azzurrët në kërkim të një zëvendësuesi të Manolas, i cili është rikthyer në Greqi, marrë nga TuttoMercatoWeb.

Torino në në avantazh

Klubi i granatës ka më shumë shanse për të realizuar marrëveshjen në funksion të sezonit të ardhshëm, duke qenë se Torino ka disa lojtarë që Roma i pëlqen shumë: i pari është Bremer, një mbrojtës që Kajro e vlerëson rreth 25 milion euro, tjetri është Sing , i cili kushton një milion dollarë. /albeu.com/


Shtuar 29.12.2021 18:16