Oferta e çmendur nga Katari “trullos” turkun Calhanoglu

Aventura e turkut Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit me Milanin skadon në qershor, mund ta vazhdojë karrierën në Katar. Futbollisti, në fakt, ka marrë një ofertë faraonike nga Al Duhail, skuadër që i jep 8 milionë euro për firmën dhe 24 milionë për tri vitet e ardhshme për një total prej prej 32 milionë eurosh. Përfaqësuesit e klubit nga Katari kanë planifikuar një takim me menaxherët e lojtarit javën e ardhshme.

Calhanoglu dhe Milani kanë negociuar rinovimin e kontratës për muaj të tërë, por nuk kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët. Mesfushori, i cili aktualisht përfiton 2.5 milionë euro në sezon, po kërkon një pagë të nivelit të lojtarëve më të mirë, pra 5 milionë euro në sezon, ndërsa drejtuesit kuqezinj i ofrojnë 4 milionë.

Nga pikëpamja ekonomike, oferta nga Katari e kënaq lojtarin, por sigurisht jo niveli i kampionatit. Calhanoglu nuk e ka fshehur ambicien për të luajtur në Champions League e ndoshta një fitore e mundshme në Bergamo mund ta bindë që të qëndrojë me fanellën kuqezi.


Shtuar 19.05.2021 18:28