Sot e shpalli “non grata”, por si e vlerësonte Sekrtari Amerikan Berishën 12 vite më parë

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij.

Vendimi i DASH bazohet në të dhënat se Berisha përfshirë në korrupsion veçanërisht në periudhën kur ka shërbyer si kryeministër.

Të lidhura

None found

Por në një takim mes të dyve në vitin 2009 në Shtëpinë e Bardhë, kur Blinken ishte Këshilltar për Sigurinë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Joe Biden, Blinken vlerësonte Berishën për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një njoftim të kryeministrisë të asaj kohe, ruajtur në faqen http://arkiva.km.gov.al/ thuhet se “zoti Blinken vlerësoi lart suksesin e qeverisë shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit, reformat ekonomike, etj”.


Shtuar 19.05.2021 18:26