Odegaard për Aubameyang: Jam i trishtuar për largimin e tij

Mesfushori i Arsenalit, Martin Odegaard ka folur për largimin e ish-kapitenit Pierre-Emerick Aubameyang te Barcelona.

Norvegjezi komentoi se “është e trishtueshme kur lojtarët largohen nga klubi”.

Megjithatë, ish-lojtari i Real Madrid tha se “Unë mendoj se është detyra e skuadrës të sigurohet që ne të shënojmë gola. Nuk varet nga një apo dy lojtarë. Mendoj se të gjithë duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të krijojnë raste para portës. Jam i sigurt që kemi cilësitë në këtë ekip për të shënuar shumë gola”.

“Ne duhet të fokusohemi te lojtarët që janë këtu, mendoj se kemi një grup të fortë dhe një ekip interesant, duhet të fokusohemi në përmirësimin dhe përdorimin e cilësive tona”, shtoi norvegjezi. /albeu.com/


Shtuar 19.02.2022 09:37