Kombëtarja shqiptare nuk i’a doli të fitonte as ndaj Suedisë, por ajo që ka gëzuar tifozët është padiskutim shpirti i garës dhe lufta sportive e skuadrës në fushën e lojës.
Trajneri Sylvinho në krahasim me Kilin kishte bërë disa ndryshime në formacion.
Por braziliani ka bazën e tij të skuadrës. Jasir Asani është një prej lojtarëve për të cilin Sylvinho ka simpati.
Jo më kot është ia që nxori në pah “mëngjarashin”, i cili gjatë ndeshjeve kualifikuese ishte padiksutim heroi i kuqezinjve.
Gola spektakolarë nga ish-i i Partizanit, i cili fatkeqesisht ndaj Suedisë nuk ra në sy, por tashmë të gjithë e dinë se çfarë është i aftë të bëjë.
Mbrëmjen e djeshme nuk ishte në ditën e tij më të mirë, por siç e kemi parë tashmë në kualifikuese e majta e tij është mjaft e rrezikshme.
Në Euro 2024, padiksutim Sylvinhi ka “asin” nën mëngë dhe mjafton një gjysëm aksioni dhe topi të goditet nga këmba e majta e Asanit dhe rezultati do të jetë fundi i rrjetës.
Vetëm pak ndihmë nga skuadra dhe e majta e Asanit është vërtetë ‘vrastare’ dhe me të në fushë kalimi i grupeve do të jetë më i lehtë.
Jo më kot, një djalë për t’i bërë një kompliment një vajze mjafton t’i thotë “Je e bukur si një gol i Jasir Asanit” dhe ka thënë gjithçka.
Shpresojmë që në Gjermani, mëngjarashi të jetë në top formë dhe jemi të bindur se “perla” do të na dhuroja, sa do të bëjë sërish UEFA-n të “dashurohet” pas supergolave të tij.