Zgjidhet trajneri i ri i Kombëtares Shqiptare

Çdo futbolldashës shqiptar, që prej largimit të Edi Rejës nga stoli i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, ka qenë me sy e veshë se kush do të jetë pasardhësi i tij.

Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ishte shprehur disa herë se trajneri i ri do të vendoset para vitit te ri dhe ky premtim duket se u mbajt.
Burime për “Gijotina.com” pranë FSHF-së, bëjnë me dije se trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit do të jetë braziliani Sylvinho dhe kontrata do të firmoset nesër.

Ndihmësi i Tite tek Brazili duket se i është dukur me i përshtatshëm Dukës, ku në listë dhe që ishin bërë edhe takime me ta, kanë qenë edhe Felix Magath, Reinaldo Rueda, Luigi Di Biagio, Massimo Oddo.

Një ndër objektivat kryesorë të Sylvinhos do të jetë kualifikimi në “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Pas 10 vitesh, vlen të theksohet se Shqipëria nuk do të ketë më trajner Italian, por Brazilian dhe do të jetë hera e parë që në krye kemi një trajner nga përtej oqeanit.

Deri më tani, në pankinë kemi pasur trajner nga Ish-Jugosllavia, Shqipëria, Hungaria, Kina, Italia, Gjermania, Kroacia dhe Italia.

Kush është Sylvinho

Braziliani ka një karrierë mjaft të mirë si futbollist, ku ka luajtur për Korinthias, Arsenal, Barcelonën dhe Manchester City. Ndërsa sa i përket eksperiencës si trajner, ka qëndruar për disa kohë në krye të Lyon në 2019 dhe 1 vit tek Korinthias në Brazil.

Ndërsa së fundmi ka qenë ndihmës i Tite tek Kombëtarja e Brazilit.

Si futbollist, ai ka luajtur 415 ndeshje në karrierë me klubet, ku ka shënuar edhe 7 gola. Ndërsa me Brazilin ka 6 paraqitje.

Vlen të theksohet se është 2 herë fitues i “Champions League” me Barcelonën dhe i 3 kampionateve në Spanjë.