Nuk ndalet PSG-ja, rrit ofertën për Achraf Hakimin

Puna në radhët e PSG për të përforcuar skuadrën vazhdon me ritme të larta. Kështu pasi prej ditësh ka zyrtarizuar afrimin e Wijnaldum dhe atë të Donnarumaas që është çështje orësh, drejtuesit e klubit, vazhdojnë punën për të realizuar një tjetër goditje në merkato. Achraf Hakimi është gjithnjë e më pranë firmës me klubin parizien.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, oferta e fundit që Parisi i ka bërë Interit është 75 milionë euro, shumë që i afrohet ndjeshëm pretendimeve të zikaltërve të cilët kërkojnë 80 milionë për ta lënë të lirë. Bisedimet mes palve kanë avancuar ndjeshëm përgjatë orëve të fundit dhe Hakimi duket gjithnjë e më pranë firmës me PSG-në.

Transferimi i mbrojtësit në kryeqytetin francez është një dëshirë personale e drejtorit sportiv Leonardo, kjo duke patur parasysh edhe faktin që Florenzi nuk përmbushi pritshmëritë e klubit. Ditët e ardhshme po sipas asaj që raportojnë mediat, Achraf Hakimi do të mbrrijë në Paris për të firmosur kontratën e tij me nënkampionët e Francës.

Kështu pas aventurave me Realin e Madridit, Borussia Dortmund dhe sëfundmi Inter, mbrojtësi do të nisë një aventurë të re tashme me PSG-në.


Shtuar 22.06.2021 14:17