Nuk ka fitues mes Manchester Cityt dhe Arsenalit, Stones shpëton skuadrën e Guardiolës

Në javën e 5-të të Premier League ndeshja e madhe mes Manchester Cityt dhe Arsenalit përfundon në barazim 2-2. Skuadra e Guardiolës e çau ngërçin me Haalandin e zakonshëm në minutën e 9-të.

Por nuk vonoi reagimi i Arsenalit, që vendosi barazpeshën me golin fantastik të Calafiorit në minutën e 22-të dhe përmbysi me goditjen me kokë të Gabriel në minutën e 46-të.

Skuadra e Artetas vuan në pjesën e dytë me dhjetë lojtarë pasi Trossard u përjashtua me karton të kuq në fund të pjesës së parë. Topçinjtë i afrohen suksesit, por surprizohen në limitet, në minutën e 98-të Stones u jep një pikë Qytetarëve dhe ndeshja mbyllet 2-2.


Shtuar 22.09.2024 22:46