Egjipti nuk ia doli përsëri kundër Senegalit në ndeshjen e kthimit të fazës “Play-Off” për kampionatin botërorë, teksa pas “ruletës ruse” kombëtarja egjiptiane u skualifikua nga “Katar 2022” pasi kombëtarja senegaleze u tregua më e saktë.
Një skenarë i tillu ndodhi para një muaji ku përsëri Senegali i Sadio Mane doli triumfues pas penalltive ndaj Egjiptit të Mohamed Salah, në finalen e Kupës së Kombeve të Afrikës.
Një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe lojtari i Liverpoolit, Mo Salah, nuk do të luajë në Kupën e Botës. Për ta ngushëlluar e ka telefonuar ish-bashkëlojtari i tij nga klubi anglez, Dejan Lovren.
“Mo, kokën lart. Ji krenar për ekipin tënd. Ke bërë më të mirën. Zoti ka plane më të mëdha për ty. Qëndro i fortë, vëlla,” shkroi Lovren në Twitter.