Nuk ia doli dot në merkaton e verës, Chelsea mund të tentojë sërish De Jong në dimër

Frenkie de Jong ia doli të qëndronte në Barcelonë falë vendosmërisë së tij, por duket se nuk do të jetë edhe për shumë gjatë.

Barcelona kërkoi ta shiste, me ofertat që nuk munguan nga Premier League, por ishte pikërisht vetë holandezi që nuk pranoi të largohej.

Raportime nga Londra bëjnë të ditur se Chelsea mund t’i kthehet tentimit për De Jong gjatë merkatos së janarit.

‘Blutë’ ishin shumë aktiv në ndjekjen e De Jong, por lojtari megjithatë vendosi të qëndronte në Barcelonë

Mbetet të shihet nëse deri në merkaton e dimrit, Chelsea do të përgatisë ndonjë ofertë të mirë për holandezin./albeu.com


Shtuar 6.09.2022 21:50