Nuk është më në planet e Barcelonës, klubi katalanas vendos çmimin për Ansu Fatin

Ansu Fati po kalon një periudhë me ulje e ngritje në elitën e futbollit anglez, pasi është i huazuar nga Barça te Brighton.

Sulmuesi spanjoll po tenton të rigjejë formën më të mirë, edhe pse ende i duhet kohë që të kthehet në atë që ishte disa vite më parë, por megjithatë, katalanasit nuk po mendojnë ta rikthejnë në ekip.

Sipas “Dario Sport”, Barcelona ka vendosur çmimin për Fati, plot 30 milionë euro. Ai ka humbur pjesën më të mirë të tre muajve të fundit për shkak të një dëmtimi në një ndeshje me Brighton vitin e kaluar.

Në fakt, Ansu Fati do të preferonte të kthehej dhe të vazhdonte të mbante numrin 10 te Barcelona, por kjo mund të varet nga performanca e tij me Brighton. /abcnews.al


Shtuar 5.02.2024 16:37