Humbi betejën me sëmundjen e keqe, shuhet ish-sulmuesi i Anglisë

Shuhet Paul Mariner, ish-sulmuesi i kombëtares angleze. Gjatë karrierës së tij luajti me skuadra si Ipswich, Arsenal, Portsmouth dhe Plymouth. Me Ipswich realizoi 139 gola në 339 ndeshje, teksa fitoi FA Cup dhe Kupën UEFA (1981).

Mariner vuante prej kohësh nga sëmundja e keqe, e cila i mori jetën në moshën 68-vjeçare. Ish-bomberi veshi 35 herë fanellën e Anglisë (1977-1985), ndeshje gjatë së cilave realizoi 13 gola.

Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur nisi profesionin e trajnerit, duke drejtuar klube si Plymouth dhe kanadezët e Toronto FC.


Shtuar 10.07.2021 11:10