Norwich prezanton trajnerin e ri (FOTO LAJM)

Norwich City ka konfirmuar zyrtarisht se Dean Smith do të jetë trajneri i ri i skuadrës. Ai ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare e gjysmë. Ish-trajneri 50-vjeçar i Aston Villa merr trashëgiminë e Daniel Farke, i shfajësuar nga ‘kanarinat’ pas një fillimi të ngadaltë të kampionatit.

Norwich aktualisht është pesë pikë larg zonës së sigurisë. Craig Shakespeare, i cili kishte punuar me Smith në Villa Park, do të jetë zëvendësi i tij në Carrow Road. Debutimi i Smith në pankinën e Norwich është planifikuar për më 20 nëntor, në ndeshjen në shtëpi kundër Southampton./h.ll/albeu.com


Shtuar 15.11.2021 10:07