Nokauti i frikshëm i Dilian Whyte ndaj Alexander Povetkinin (VIDEO)

Dilian Whyte triumfoi ndaj Alexander Povetkinit në rimeçin e  zhvilluar në Gjibraltar.

Whyte u “hakmor” ndaj Povetkinit, pasi ky i fundit kishte triumfuar në duelin e parë në vitin e kaluar.

Whyte e nokautoi rusin në raundin e katërt, ku Povetkin nuk mundi të vazhdojë ndeshjen më tepër.

Një goditje me të djathtën e dërgoi Povetkinin në dysheme, një kombinim tjetër e hodhi në litar dhe më pas u nokautua.

Ai u ngrit në këmbë, por u ndalua me të drejtë nga stafi i tij për të pësuar humbjen e tij të tretë.

Vetëm Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko kishin mundur më parë Povetkin në 39 meçet e tij.

Në anën tjetër, kjo është fitorja e 28-të e Whyte në 30 meçet e tij./

Shtuar 28.03.2021 08:03