Lojtari i Leipzigut, Christopher Nkunku është i preferuari i skuadrave “big” që dëshirojnë të trasferojnë atë gjatë merkatës së verës.
Manchester United, Liverpooli e Real Madridi raportohet se janë në garë të siguruar shërbimet e Nkunkus.
Sipas “ESPN”, Leipzigu do të ishte i gatshëm të hiqte dorë nga “xhevahiri” i skuadrës vetëm nëse skuadra që dëshiron shërbimet e lojtarit do të paguante 75 milionë euro.