Një nga më të mirët ndër vite, mesfushori i Real Madrid nuk dëshiron rinovimin

Sipas raportimeve nga “SER Deportivos”, Real Madrid mund të humbasë një nga lojtarët më të mirë të ekipit.

Toni Kroos thuhet se nuk pranon të rinovojë dhe planifikon, për momentin, të shterojë kontratën e tij aktuale që përfundon në vitin 2023. “Los Blancos” kanë mbetur të befasuar, por e respektojnë vendimin e tij.

E ardhmja e Toni Kroos në Real Madrid mund të përfundojë në qershor 2023, kur kontrata e tij aktuale si madrista përfundon. Kroos preferon të presë për të parë se si do të shkojë sezoni, një vendim që sipas këtyre informacioneve ka habitur Realin.

Kroos ka fituar katër Champions League me fanellën e “Los Blancos” që kur nënshkroi me klubin në vitin 2014 nga Bayern Munich në këmbim të 25 milionë euro./h.ll/albeu.com

Shtuar 20.06.2022 19:08